Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2019, KSHZ: Janë hapur të gjitha vendvotimet
21.04.2019 12:02
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, për të cilat të drejtë vote kanë mbi një miljon e 800 mij votues....

Poashtu sot votohet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë. KSHZ bën të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi I votimit po zhvillohet pa pengesa.
Po votohet në 3,480 vendvotime, në të cilat votimi ka nisur që nga ora 7 e mëngjesit dhe vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm persona të cilët në atë moment kanë qenë në objektin ku votohet. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.806.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Votimi në të gjitha vendvotimet në vend filloi në kohë. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informojnë se deri më tani votimi po zhvillohet në përputhje me kodin zgjedhorë dhe pa probleme.
Për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale një kandidati i duhet shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota nga mbi një miljon e 800 mij votos.Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në raundin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të raundit të parë të votimit, përkatësisht më 5 maj.
Në raundin e dytë për president do të mund të zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues. Nëse në raundin e dytë nuk arrihet cenzusi prej 40% zgjedhjet shpallen të dështuara dhe përsëritet tërë procedura zgjedhore.
