Botë

Shri Lankë, 138 të vdekur dhe 500 të plagosur

21.04.2019 13:00

Përgjaken Pashkët në Shri Lankë. Si pasojë e shpërthimeve të bombave në tri kisha...

Përgjaken Pashkët në Shri Lankë. Si pasojë e shpërthimeve të bombave në tri kisha dhe tri hotele luksoze, kanë mbetur të vrarë 138 persona ndërsa 500 të tjerë janë plagosur.
 
Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbesave të Pashkëve, ndërsa vetëm në një kishë në veri të Kolombos, më shumë se 50 persona janë vrarë, tha policia. Mediat kanë raportuar se edhe 25 persona tjerë janë vrarë në një sulm në kishën Batticaloa në provincën lindore.
 
Nëntë turistë të huaj janë në mesin e viktimave. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në shtetin që ishte në luftë për vite të tëra me separatistët Tamil. Kryeministri Ranil Wickremesinghe, ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.
 
“I dënoj ashpër sulmet ndaj popullit tonë sot. Bëj thirrje që të gjithë të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar”, tha kryeministri.
 
Vitin e kaluar ishin shënuar 86 incidente për shkak të diskriminimit, kërcënimeve dhe dhunës kundër të krishterëve në Shri Lankë.