Maqedoni
CIVIL: Vëzhguesit kanë vërejtur disa parregullsi
21.04.2019 13:56
Asociacioni Most votimin e sotëm për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit e ndjek me mbi 1.500 vëzhgues....

Jehona e votuesve deri në orën 10, sipas informatave të vëzhguesve të MOST, arrin 6,6 për qind, ndërsa parregullsi janë vërejtur në Studeniçan dhe fshatin Zdunje të Gostivarit.Sipas informatave të verifikuara, të marra nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, vendvotimi me numër 2344 në komunën Studeniçan nuk është hapur deri në orën 10 dhe për shkak të asaj në këtë Vendvotim sot nuk do të realizohet votimi dhe në venvotimin me numër 0531, në fshatin Zdunje, komuna Gostivar, një anëtar i bordit votues i ka shqyer tre fletvotimet e para së bashku me numrin serik dhe të njëjtat janë shfrytëzuar për votim. Është njoftuar Komisioni zgjedhor komunal, është bërë procesverbal dhe votimi ka vazhduar theksuan nga Most.
Nga MOST i përgënjeshtruan informatat që u paraqitën në mediume se në konferencën e parë për shtyp të mbajtur në orën 09:00 është njoftuar për ndërprerje të votimit për shkak të mosfunksionimit të llambës UV dhe për grafit me përmbajtje politike. Në konferencën e parë për shtyp MOST njoftoi vetëm për vendvotimin me numër 2344 në komunën Studeniçan.
Ndërkohë sipas vëzhguesve të Qendrës për Liri CIVIL vërejtjet më të shepshta kanë të bëjnë me listën zgjedhore .Sipas tyre një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë arritur të zhfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës pasi që nuk janë gjetur në listën zgjedhore ,ndërsa një vërejtje të tillë nga CIVIL thanë se e kanë theksuar më herët.
Vërejtjet e radhës të adresuara nga CIVIL kanë të bëjnë thyerjen e heshtjes zgjedhore ku bëjnë pjesë rrjetet sociale dhe portalet informative të cilat kanë publikuar tekste me përmbajtje të emrave të partive politike,janë vërejtur vëzhgues partiak pa akreditim,fotografim të vendvotimit,tentim për të votuar publikisht para Komisionit, gabime sa ia përket adresave të vendvotimit si dhe thyerje të shtabit partiak në Miravci. Nga Qendra për Liri, CIVIL inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë parregullsitë e çdo lloji.
Procesin zgjedhorë për zgjedhjet presidenciale po mbikqyret nga gjithsej 3094 vëzhgues vendor, 708 vëzhgues ndërkombëtarë si dhe 13 gazetarë të huaj.
