Maqedoni
Kumanovë, shkakton dy aksidente, një polic mbetet i vdekur
21.04.2019 14:26
Rreth orës një pas mesnate, kumanovari S.J. 40 vjeç, me veturën e tij Mercedes....
Rreth orës një pas mesnate, kumanovari S.J. 40 vjeç, me veturën e tij Mercedes në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë, ka goditur zyrtarin policor V.C , 37 vjeç dhe stazhistin policor A.M. , 25 vjeç, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare. Zyrtari policor V.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes , kurse A.M. është dërguar në spitalin “ Nëna Terezë” në Shkup.
S.J. me veturën e tij Mercedes ka ikur nga vendi i ngjarjes duke vazhduar me shpejtësi në drejtim të Kumanovës. Mirëpo në udhëkryqin afër “ Hotelit “ Satelit në rrugën për në Kriva Pallankë , ka shkaktuar aksidentin tjetër duke goditur vetirën Shkoda gjithashtu me autotarga të Kumanovës. Në këtë aksident vozitësi N.P 34 vjeç dhe bashkudhëtari D.J. 42 vjeç kanë marrë lëndime të rënda trupore , për çka njëri është dërguar në Spitalin “ Nëna Terezë “ në Shkup, kurse tjetri në Spitalin e Kumanovës.
Ndërkaq vozitësi i Mercedesit S.J. është dërguar në Spitalin e Kumanovës. Mësohet se ndaj tij gjatë ditës së sotme do të ngritet kallëzim penal.
FATLUM AQIFI
