Maqedoni
KSHZ: Deri në orën 15 kanë votuar 396.252 qytetarë ose 28,89 për qind
21.04.2019 16:18
Deri në orën 15 gjithsej kanë votuar 396.252 qytetarë që është 28,89 për qind prej gjithsej të evidentuarve në Listën Zgjedhore....

Siç kumtoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Oliver Derkoski, për momentin po arrijnë të dhëna edhe nga tri komuna, Gazi Babë, Gostivar dhe Kriva Pallankë, por nuk pritet që ata në mënyrë drastike ta ndryshojnë rezultatin e tanishëm.
“Nuk ka shkelje serioze në procesin e zgjedhjeve. Votimi po zhvillohet qetë, pa kurrfarë problemesh. Shpresoj se kështu do të përfundojë dita e zgjedhjeve, ashtu siç edhe kemi apeluar dhe pritur – në atmosferë korrekte dhe demokratike”, theksoi Derkoski.
Ai megjithatë informon se deri te KSHZ-ja kanë arritur tetë ankesa të reja për shkelje të së drejtës së votës të cilat do të analizohen në mënyrë shtesë.
Derkoski në konferencën për shtyp informoi për jehonën në secilën komunë. Deri në orën 15 siç tha, janë përpunuar të dhënat prej gjithsej 2.722 ose 77,51 për qind. Kjo tregon se jehona në Prilep është më e madhe 43,75 për qind ndërsa në Likovë është 9,75 për qind./Mia
