Maqedoni
OSBE: Zgjehdjet ndikojnë te integrimet në Be
21.04.2019 17:47
Me 250 vëzhgues OSBE-ODIHR ka përcjell zgjedhjet presidencialet në vend. Shefja e OSBE-së për mbikqyrje të zgjedhjeve Korin Jonker....

Me 250 vëzhgues OSBE-ODIHR ka përcjell zgjedhjet presidencialet në vend. Shefja e OSBE-së për mbikqyrje të zgjedhjeve Korin Jonker ka thënë se vlerësimi i tyre konsiston vetëm në ndjekjen e shtetit se si përballet me procesin dhe ditën e zgjedhjeve, por theksojnë rëndësinë të kalojnë të qeta dhe të rregullta ngaqe është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe ndikon në integrimin e vendit në BE. Presin nga qytetarët të zhvillojnë zgjedhje të qeta, demokratike dhe të dëshmojnë sundimin e ligjit.
"Për ne nuk është me rëndësi rezultati por procedurat, dhe nëse procedurat janë respektuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbikqyrjen e disa vendvotimeve por për tërë procesin që është zhvilluar sot", tha Korin Jonker, Shefe e OSBE-së për mbikqyrje të zgjedhjeve.
"Është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, të dëshmojë se gjithçka është në rregull, sepse duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE. Me rëndësi është të dëshmohet se sundimi i ligjit respektohet", tha Reinhold Lopatka, shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare në OSBE.
Zgjedhjet presidenciale janë vëzhguar edhe nga 25 ekipe të ambasadës së SHBA-ve. Transparenca dhe procesi fer shoqërojnë demokracinë kane thënë nga ambasadën e SHBA-ve. Zgjedhjet presidenciale kanë qenë temë edhe në mediat botërore dhe rajonale.
Reuters shpreson në zgjedhje të qeta dhe demokratike, si një mudnësi për ejtë më të mirë. Edhe mediat në Shqipëri dhe Kosovë me vëmendje kanë përcjellur procesin e zgjedhjeve presidenciale në vendin tonë. Poashtu numër i konsiderueshëm I mediave nga Shqipëria dhe Kosova për së afërmi kanë përcjellur ecurinë e zgjedhejve presidenciale ne vendin tone.
