Maqedoni

Deri në orën 17 në Tetovë kanë votuar 24.46 për qind e votuesve, Zhelina edhe më tej me jehonë më të ulët

21.04.2019 18:24

Komuna e Jegunocit ka përqindjen më të madhe të jehonës midis qytetarëve në kuadër....

Komuna e Jegunocit  ka  përqindjen më të madhe të  jehonës midis qytetarëve në kuadër të rajonit më të gjerë të Tetovës deri në orën 17 në ditën e zgjedhjeve të presidentit të shtetit.
 
Komisioni Komunal Zgjedhor njoftoi se kanë votuar 28,06 për qind prej 10.171 qytetarëve me të drejtë vote. Pason komuna e Tetovës me 24,46 për qind ose 20.395 qytetarë prej gjithsej  83.367 qytetarëve.
 
Edhe më tej në Zhelinë  ka më pak votues  të cilët kanë dalë në votim – 13,62 për qind prej 23.510 votuesve. Në Bogovinë  kanë votuar 15,11 për qind ose 4.155 banorë ndërsa në Bërvenicë 26,12 për qind.
 
Komisioni Komunal Zgjedhor në Tearcë shënoi 20 për qind jehonë të votuesve deri në orën 17.