Maqedoni
KSHZ: Deri në orën 17 kanë votuar 35,13 për qind
21.04.2019 18:35
Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17 është 35,13 për qind....

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17 është 35,13 për qind, sipas informacioneve të mbërritura deri te Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga 79,73 për qind të vendvotimeve në të cilat deri më tani në votim kanë dalë 496.784 qytetarë.
“Nëse do të ndiqej ky trend i jehonës procentuale, ndërsa duke pasur parasysh se deri më tani janë përpunuar 79,73 për qind të vendvotimeve, nëse janë përpunuar 100 për qind të vendvotimeve, kjo do të thotë se në votim deri më tani kanë dalë rreth 600.000 votues”, tha në në konferencën për shtyp Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.
“Votimi po rrjedh pa kurrfarë probleme. parregullsi të reja nuk ka, mbetet vetëm të kumtuarat paraprake. Janë refuzuar të gjitha dhjetë parashtresat për të drejtë zgjedhore personale”, plotësoi Guguçevska.
Me jehonë më të madhe janë komunat Kriva Pallankë me 57,82 për qind, Demir Kapi me 52,78 për qind, Demir Hisar 51,94 për qind, Krushevë 50, 64 për qind, Novac, 53,73 për qind, Prilep 50,3 për qind, Vevçan 50,93 për qind…
Jehona më e ulët është në Pllasnicë, ku deri në orën 17 kanë dalë 12,04 për qind e votuesve, Qendër Zhupë 12,67, Likovë 13,55, ndërsa Zhelinë 13,62. për qind./Mia
