Maqedoni
Hekuran Duka shpalli fitore në Dibër
21.04.2019 22:51
Sipas informacioneve fillestare nga Shtabi zgjedhor i degës së Dibrës së BDI-së...

Sipas informacioneve fillestare nga Shtabi zgjedhor i degës së Dibrës së BDI-së, kandidati i kësaj partie, Hekuran Duka është kryetari i ri i Dibrës.
Ai në zgjedhjet e sotme fitoi mbi 400 vota më shumë, përkundër kundër kandidatit të tij Arben Agolli, nga Aleanca për Shqiptarët.
Duka shprehu falënderim për besimin e dhënë dhe premtoi se do të jetë kryetar komune për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake, ashtu siç ka vepruar pa bërë dallim edhe në ofrimin e shërbimeve të tij mjekësore.
“Zyra ime do të jetë e hapur për secilin, pavarësisht se a ka votuar apo jo për mua. Ne jemi të gjithë nga Dibra dhe të gjithë i duam të mirën qytetit dhe komunës sonë. Premtoj se maksimalisht do të angazhohem që të realizoj të gjitha premtimet, me qëllim që të ulet emigrimi i të rinjve dhe ta shndërrojmë Dibrën në një qytet evropian. Ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër”, tha Duka./Mia
