Maqedoni

MOST: Pendarovski ka fituar 44,47 për qind përkundër Siljanovska-Davkovës me 44,32 për qind

21.04.2019 23:17

Stevo Pendarovski fitoi 44,47 për qind përkundër Gordana Siljanovska-Davkovkës...

Stevo Pendarovski  fitoi 44,47 për qind përkundër Gordana Siljanovska-Davkovkës e cila fitoi 44,32 për qind të votave nga votuesit që sot  votuan në zgjedhjet e gjashta presidenciale, për Blerim Rekën votuan 10, 98  për qind, tregojnë rezultatet e Asociacionit Qytetar MOST.  Nga Asociacioni theksojnë se  margjina maksimale e gabimit është prej +/- 0,5 për qind.
 
MOST votimin e sotëm e ndoqi me 1.500  vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të përzgjedhura sipas shembullit të rastësishëm  të përfaqësimit, janë vendosur gjithashtu  po kaq vëzhgues, me çka janë mbuluar 33 për qind e  numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e  Maqedonisë së Veriut.
 
Sipas Asociacionit Qytetar të dhënat e marra nga PVT programi treguan 41,67 për qind jehonë të votuesve, me margjinë të gabimit prej  +/- 0,5 për qind.
 
Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33 për qind.
 
Nga MOST përmendin se për shkak të faktit që rezultatet për të dy kandidatët e parë janë në margjinën e gabimit, mundet që në rezultatet zyrtare të ketë ndryshim në renditjen e dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.