Maqedoni
Ademi: Edhe zgjedhjet presidenciale edhe lokalet në tri komunat kaluan në atmosferë korrekte dhe demokratike
21.04.2019 23:44
Edhe zgjedhjet presidenciale edhe lokale në tri komunat kaluan në atmosferë korrekte dhe demokratike....

Edhe zgjedhjet presidenciale edhe lokale në tri komunat kaluan në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa aktivistët e BDI-së u angazhuan në fushatë që reflektohet edhe në rezultatin në komunat ku i udhëheqin kuadrot e kësaj partie, deklaroi sonte nga media qendra e kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski, Zëdhënësi i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve të BDI-së, Arbër Ademi, i cili përfaqësoi partinë në mbështetjen e kandidatit presidencial Pendarovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rezultatet e deritanishme të para, sipas të cilave në disa komuna në të cilat shumica e popullatës janë shqiptarë etnikë kryeson kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, Blerim Reka, Ademi theksoi se BDI ka qenë aktive në terren dhe se mbështetësit e saj e ndjekin politikën e saj.
“Mendimi im është nëse e marrim të gjithë fushatën zgjedhore me çka u ballafaquam gjatë saj megjithatë fitoi koncepti i cili i afron qytetarët, ndërsa kjo reflektohet edhe me rezultate konkrete”, tha Ademi.
Ai theksoi se qytetarët me prejardhje etnike shqiptare në raundin e parë të votimit kanë dërguar mesazh se nuk i mbështesin patriotët e rrejshëm dhe shtoi se RMV-së i nevojitet hapje e perspektivave dhe përmbyllja e perspektivave strategjike.
Thotë se Blerim Reka ka marrë mbështetje më të vogël, sipas rezultateve të para, që nuk mund të krahasohet nëpër histori me kandidatë të tjerë presidencial si Muarem Nexhipi, Imer Selmani, Gëzim Ostreni.
BDI, thotë ai, në mënyrë maksimale është fokusuar në zgjedhjet që të përmbyllen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shtoi se koha është në vend të fitojë koncepti me të cilin hapen perspektiva të reja.
Ademi theksoi se pret që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen e duhur për hapjen e perspektivave të reja dhe se kjo mbështetje do të rritet në raundin e dytë të zgjedhjeve.
