Presidencialet 2019, KShZ: Zgjedhje të pastra dhe të qeta

22.04.2019 09:53

Komisioni shteteror i zgjedhjeve nga 100 per qind i votave te grumbulluara....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga 100 për qind i votave të grumbulluara për zgjedhjet presidenciale, ka përpunuar gjithsej 99.96%, dhe nga votat e numëruara, kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo  Pendarovski, udhëheq me 4 582 vota më tepër se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale forcat do t’i masin kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski, dhe kandidatja, Gordana Siljanovska-Davkova, nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

PENDAROVSKI NË EPËRSI KUNDREJT SILJANOVSKËS

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KShZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, me 42,84 për qind, ose 323 783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, me 42,24%, ose 319 201 vota, ndërsa kandidati i tretë është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka, me 10,57 për qind, ose 79 913 vota. Gjithsej kanë votuar 755 709 qytetarë, ose 41.81%, të vlefshme ka gjithsej 722 897 fletëvotime, kurse 32 825 fletëvotime janë të pavlefshme. 

KSHZ procesin zgjedhor e vlerësoi si të pastër dhe të qetë. Sipas KSHZ-së, është e rëndësishme se nuk ka pasur kundërshtime serioze ndaj procesit zgjedhor nga pjesëmarrësit, por edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj.