Zgjedhjet lokale 2019, Hekuran Duka i fitoi zgjedhjet në Dibër
Kandidati nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka....

Kandidati nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka, ka fituar në zgjedhjet e djeshme lokale për komunën e Dibrës, karshi kundërkandidatit të tij nga Aleanca për Shqiptaret, Arben Agolli.
Duka në zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme fitoi mbi 50% të votave. Hekuran Duka është ushtrues detyre i kryetarit të komunës së Dibrës, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme u zbatuan për shkak të vdekjes së Ruzhdi Latës, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të para nga KShZ, nga shtabet e partive garuese në këtë komunë dhanë prononcimet e para. Arbër Ademi i BDI-së tha se kandidati i BDI-së, Hekuran Duka, bindshëm fitoi kundrejt kundër-kandidatit nga ASh, Arben Agollit.
Kreu u ASh-së, Zijadin Sela, e pranoi humbjen, por akuzoi qeverinë për përzierje të ekzekutivit për pushtetin lokal, që është kundër rekomandimeve të Pribesë.
Në dy qytetet e tjera, Ohër dhe në Novo Sellë, kryetarët e rinj pritet të zgjidhen në balotazh më datën 5 maj. Në Ohër, në rrethinë e dytë hyn kandidati i LSDM-së, Konstatin Georgieski, i cili fitoi 13 mijë e 037 vota dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Mitre Milloshevski, me 10 mijë e 614 vota.
Në Novo Sellë asnjëri nga kandidatët nuk fitoi mbi 50% të votave. Në rrethin e parë, kandidati nga VMRO-DPMNE mori 2 mijë e 753 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Nikolla Angellov, mori 2 mijë e 693 vota.
