Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski: Më 5 maj pres fitore të sigurtë

22.04.2019 10:11

Edhe shtabet e kandidateve per president menjehere pas perfundimit te votimit....

Edhe shtabet e kandidateve per president menjehere pas perfundimit te votimit dolen me vleresimet e tyre per mbarevajtjen e procesit zgjedhor,  duke mos  anashkaluar madje qe te shpallen dhe si fiutues  ne keto zgjedhje.

Kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski tha se vendi fitoren e saj so ta vulose me 5 maj, sepse te gjithe etnitetet ne Maqedoni do te votojne per konceptin progresiv per NATO dhe BE.

“Shumica e qytetarëve e të gjitha etniteteve u deklaruan se dëshirojnë të ecin përpara, kjo është pjesa e dytë të konceptimit të sukseshëm për të gjithë ne dhe shtetit tone. Koncepti së bashku përpara do të rumbullaksojë fitoren në rethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Votimi më 21 prill kaloi në frymën demokratike dhe pres që e njëjta të ndodh dhe në rethin e dytë dhe ti përfundojmë këto zgjedhje sepse” Së bashku përpara” nuk është vetëm koncept, por dhe aksion i plotë. Mezi pres që të filloj me punë drejtë rrugës euro-atlantike dhe maqedonisë së zhvilluar ekonomike për të gjithë. Zgjedhja në rauntin e dytë do të jetë më e lehtë” – u shpreh kandidati i Koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski.

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2019, ZAEV:KONCEPTI I PENDAROVSKIT, PROGRESIV DHE BASHKUES

“Është e qartë që Pendarovski  po kryeson në këtë garë korrekte dhe demokratike në të cilën u tregua se çdo vote e çdo qytetari është e rendësishme. Në këto zgjedhje në raundin e parë dhe në raudnin e dytë  vendoset a do të vazhdojmë përpara dhe nën dy kemi plotësisht koncepte të ndryshme që ballafaqohen në raundin e dytë. Koncepti i Stevo Pendarovski është prograsiv dhe bashkues, ndërsa koncepti i Siljanovskës është destruktiv dhe ndanë popullin. Unë e di që në rethin e dytë qytetarët edhe më fuqishëm do ta mbështesin përparimin sepse fitorja është në përparim” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndersa shefi i shtabit të BDI-së, Arbër Admi tha se edhe njehere u konfirmua koncepti i BDI mbi bazen e parimit te koncensualitetit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.