Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska: Beteja fillon tani
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska....

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska në daljen e saj të parë në konferencë për shtyp, falënderoi VMRO-DPMNE-në dhe qytetarët që i dhanë votën asaj, duke thene se ajo do te vazhdoje edhe me tej te mbroje sundimin e se drejtes.
Siljanovska tha se nese bashkohen votat e saj dhe të kandidatit shqiptarë Blerim Rekës, dallimi është 70 mijë vota.
“E di që beteja tek tani fillon, por mendoj se nëse ne fituam një numër të madh të votave, dhe nëse në këto i bashkangjesim votat e Blerim Rekës si kandidat i pavarur i mbeshtetur nga dy partitë opozitare shqiptare, rrëfimi është i qartë. Se ne të dy bashkërisht flisnim për sundimin e së drejtës, për ti dhënë fund korrupsionit dhe krrimit. Ky rrëfim i yni është demokratik, europian dhe me vetëm në këtë mënyrë mundemi të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-n dhe vetëm me realizimin e këtij rrëfimi dhe realisht të hapërojmë drejt Unionit Europian” – tha kandidatja për presidente nga rradhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova.
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2019, MICKOVSKI : I FITUAM, POR NUK I MPOSHTËM TËRËSISHT
Lideri i VMRO-se Hristijan Mickovski kerkoi mbështetje me te forte ne rrethin e dyte, sepse ashtu siç tha ne rrethin e pare VMRO fitoi bejen por nuk arriti qe edhe ti mposhti.
“I fituam, por nuk i mposhtëm tërësisht. Për atë shkak është e domosdoshme fitorja në raundin e dytë. Këtë që ju sot e bëtë së bashku me ne është fitore parasegjithash e atdheut tone të përbashkët, Republika e Maqedonisë. Vjen drejtësia për Maqedoninë, drejtësia për të cilën u bashkuam, u zmadhuam dhe nga e cila morëm fuqinë. Drejtësia e cila ishte përcjellësja jonë dhe drejtësia e cila i nevojitej vendit tone” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
