Maqedoni
Mot i vranët me reshje lokale të shiut
01.09.2014 09:03
Moti në Maqedoni në orët e paradites do të jetë mesatarisht i vranët me periudha të gjata me diell...

Pasdite territori i Maqedonisë do të bjerë nën ndikimin e masës së ciklonit. Për këtë arsye pasdite dhe në orët e mbrëmjes moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil me paraqitje lokale të shirave dhe bubullimave.
Gjithashtu është e mundur edhe paraqitje e izoluar dhe stuhi me shira intensivë, bubullima dhe erë të fortë.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare jugore.
Temperatura do të lëvizë prej 22 deri në 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 31 gradë.
