Presidencialet 2019, MPB, PTHP: Raundi i parë korrekt dhe demokratik
Procesi i djeshem zgjedhor nga monitoruesit dhe nga ana e Minisrise se Puneve te Brendshme....

Procesi i djeshem zgjedhor nga monitoruesit dhe nga ana e Minisrise se Puneve te Brendshme u vleresua kryesisht i qete i mbajtur ne nje fryme korrekte dhe demokratike.
Minitri i MPB-se, Oliver Spasovski ne konferencen per media te mbajtur pas perfundimit te procesit te votimit, tha se institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriore treguan se munden që të organizojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike siç i ka hije vendit që së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s dhe është në rrugën për anëtarësimin e BE-së.
Edhe nga komisioni i Prokurorsie se Pergjithshme i formuar enkas per te percjellur procesin zgjedhore, thane se zgjedhjet ne pergjithesi ishin te qeta dhe u realizuan ne fryme demokratike.
U tha gjithashtu se gjate votimit ka pasur disa parregullesi te vogla, te cilat asesi nuk njollosin procesin zgjedhorë, nderkohe qe organet kompetente do te merren me tej me te njejtat.
