Botë

Rëndohet bilanci tragjik në Sri Lanka, shkon në 290 numri i të vdekurve, 24 në pranga

22.04.2019 10:54

Ka shkuar në 290 numri i të vrarëve në Sri Lanka...

Ka shkuar në 290 numri i të vrarëve në Sri Lanka, pas shpërthimeve të organizuara në tre kisha dhe tre hotele, të dielën e pashkëve katolike. Rreth 500 është numri i të plagosurve. Pjesa më e madhe e viktimave janë shtetas nga Sri Lanka, shumë prej të cilëve besimtarë që ndodheshin në kisha për Pashkë. Në mesin e të vrarëve janë edhe  36 shtetas të huaj.
 
Policia tha se 24 persona janë vënë në pranga, Autoritetet besojnë se disa prej shpërthimeve ishin kamikaze. Por nuk dihet ende se kush qëndron pak këtyre sulmeve, më të rëndat që Sri Lanka ka parë që prej fundit të luftës civile në 2009.
 
Qeveria pohon se kishte pasur informacione paraprake për sulmet dhe po hetohet se përse këto informacione nuk u morën seriozisht. AFP thotë se ka parë dokumentin përmes të cilit 10 ditë më herët policia kishte  njoftuar  zyrtarët e lartë, duke paralajmëruar se bombarduesit vetëvrasës kishin planifikuar të goditnin “kishat e shquara”.
 
Shefat përmendën një shërbim të huaj të inteligjencës duke raportuar se një grup islamik pak i njohur po planifikonte sulme. Po një zëdhënës i policisë së Sri Lankës tha se nuk ishte në dijeni të raportit të inteligjencës. Grupet e krishtere lokale kanë thënë se po përballen me kërcënime në rritje nga disa murgj të ekstremistëve budistë gjatë viteve të fundit. 
 
SEDAT SELIMI