Zgjedhjet europiane, Salvini “bashkon forcat” me Le Pen

22.04.2019 11:10

Euroskeptikët po bashkojnë forcat përpara zgjedhjeve europiane....

Euroskeptikët po bashkojnë forcat përpara zgjedhjeve europiane, të Aleancës së nisur nga ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, të cilës i është bashkuar së fundi dhe kryetarja e frontit nacional francez, Marine Le Pen.

Aktualisht populistët e djathtë janë mjaft të përçarë në nivel europian dhe kreu i Lega Nord-it po përpiqet t’i bashkojë në një grup të ri në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit, për ta forcuar kështu maksimalisht ndikimin e tyre.

Iniciatorët e Aleancës e përcaktojnë atë si “patriotike” dhe “liberale”. Pjesë e saj janë bërë edhe partia populiste austriake, FPÖ, partia “Finlandezët”, partia Daneze Popullore dhe populistë të djathtë nga Estonia. Jörg Meuthen është kandidati kryesor i partisë gjermane AfD për zgjedhjet europiane.

Partia AfD, e quan të nevojshme daljen e Gjermanisë nga BE, nëse “idetë për reforma themelore në sistemin e tanishëm të BE-së nuk do të realizohen në një kohë të përshtatshme.