Maqedoni

Seanca të dy komisioneve kuvendore

01.09.2014 09:16

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet e shëndetësisë dhe transportit, lidhjeve dhe ekologjisë.,,

Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për shëndet është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, sipas procedurës së shkurtuar - në lexim të dytë.
 
Anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji do t'i shqyrtojnë Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, sipas procedurës së shkurtuar - lexim i dytë dhe raport vjetor për realizimin e programit për punë të Agjencisë për aviacion civil të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.