Botë

Situata del nga kontrolli, turma e njerëzve sulmon liderin e opozitës turke

22.04.2019 14:31

Lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu është sulmuar nga disa persona, teksa ai merrte pjesë në cerremoninë e varrimit të një ushtari në Ankara...

Kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdaroglu u vu përpara nga një turmë e zemëruar njerëzish.
 
Pamjet tregojnë se ai është shtyrë nga turma e njerëzve, madja ka marrë edhe disa goditje në kokë.
 
I shoqëruar nga forcat e sigurisë, ai u strehua në një banesë derisa turma u shpërnda.
 
Ajo që filloi si një protestë kundër pranisë së z. Kilicdaroglu u shndërrua në dhunë kundër tij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
 
Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, partia e tij tha se  Kilicdaroglu "është mirë" ndërsa zyra e tij thotë se do të merren veprime ligjore kundër fajtorëve të incidentit.
 
Partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe politikanët nacionalistë e kanë kritikuar  Kilicdaroglu për lidhjet e tij me partinë pro-kurde.