Ekonomi

Eksporti në tregjet ndërkombëtar, OEMV: Aplikacion mobil, u dalim në ndihmë kompanive

22.04.2019 15:30

Kompanitë e vogla dhe të mesme vendore janë të kufizuara me resurse të cilat i kufizojnë....

Kompanitë e vogla dhe të mesme vendore janë të kufizuara me resurse të cilat i kufizojnë ata të eksportojnë mallra në tregun ndërkombëtar. Për këtë qëllim në dispozicion u janë vënë një sërë mundësish për rrjetëzim dhe bashkëpunim me partnerë nga tregjet evropiane, vlerësojnë nga Oda Ekonomike. Një prej mjeteve për rrjetëzim është edhe aplikacioni mobil për biznes mundësi që është e lidhur me bazën e Rrjetit evropian të biznes mundësive EEN - Maqedoni.
 
“Aplikacioni mobil ino-biz, i cili është lansuar në shkurt të këtij viti, shërben ndihmesë për përforcimin e kompanive të mesme dhe të vogla në pjesën e inovacioneve dhe zhvillimit. Aplikacioni mobil është në dispozicion në dy platforma ANDROID  dhe IPHONE dhe mund të shkarkohet falas. Për tre muaj jo të plota, aplikacionin e kanë shfrytëzuar 30 kompani vendore, kryesisht nga IT, industria e përpunimit të metalit dhe e tekstilit”,- tha Aleksandar Filiposki nga Fondacioni për menaxhim dhe hulumtim industrial.
 
“Në Maqedoni rreth 5 për qind e kompanive janë të orientuara drejt eksportit dhe këtu dominojnë kompanitë e mëdha. Rrjeti evropian i biznes mundësive iu qëndron në dispozicion dhe në çdo kohë iu ofron kompanive informacione dhe këshilla.  Punojmë në korniza të kapaciteteve të kompanive të vogla dhe të mesme, nuk mund të përmirësojmë kapacitetin e tyre, por mund t’iu dalim në ndihmë në gjetjen e kanaleve për bashkëpunim nëse janë të përgatitura për këtë”,- tha Viktor Stojmanovski nga Rrjeti evropian i mundësive të biznesit. 
 
Rrjeti evropian i biznes mundësive për kompanitë ofron informacione dhe këshilla për çështje nga BE-ja. Ai është bartës i programit për politikë industriale të Komisionit Evropian dhe një prej mjeteve lidhur me një pjesë të kapitullit 20 për politikë industriale për të cilën bëhet skrining për hapjen e negociatave me BE-në.
 
ZEKIRJA MEXHITI