Arifi do të vizitojë disa shkolla në Tetovë me rastin e fillimit të vitit shkollor
Me rastin e 1 shtatorit, fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi do të realizojë vizita në disa shkolla të komunës...

Me rastin e 1 shtatorit, fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi do të realizojë vizita në disa shkolla të komunës, si në shkollat tetëvjeçare, "Naim Frasheri", "Nikolla Shtejn" si dhe në SHMKP "Mosha Pijade".
Ajo do të takohet me stafin drejtues, profesoret, do të vizitojë laboratoret për mësim praktik të elektroteknikës, mekantronikës si dhe qumështoren.
Ketu do te promovohen rezultatet nga politika regjistruese ne shkollat e mesme me c'rast këtë vit për 30 për qind u shtua numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme profesionale, si dhe u plotësuan të gjitha profilet profesionale me nxënës.
Është prashikuar që Arifi në Sh.F. "Liria" të marrë pjesë në programin e përgatitut për pranimin e nxënësve në klasën e parë si dhe do të vizitojë paralelet e femijëve me nevoja të posaçme. Këtu në mënyre simbolike do të bëhet edhe shpërndarja e dhuratave të siguarara nga Fondacioni Renova për të gjithë nxënësit që fillojnë në klasë të parë.
