Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale, në balotazh Pendarovski dhe Siljanovska

22.04.2019 18:04

KShZ konfirmoi rezultatet nga gara zgjedhore për president.....

Sipas të dhënave të KShZ-së, kandidati, Blerim Reka, ka marrë 79. 921 vota, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 319.364 dhe Stevo Pendarovski 323.892 vota. Në balotazh futen Stevo Pendarovski dhe Gordana Silajnovska-Davkova. 
 
“Sipas rezultateve të përllogaritura dhe të konstatuara nga votimi i realizuar më 21 prill 2019, KShZ konstatoi se numri i përgjithshëm i votave që i ka marrë secila listë e kandidatit për kryetar të RMV-së detalisht është në vijim. Blerim Reka 79.921 vota, Gordana Siljanovska Davkova 319. 364  dhe Stevo Pendarovski 323. 892 vota. Sipas rezultateve të përllogaritura dhe të konstatuara, në bazë të nenit 120 të Kodit Zgjedhor, KShZ konstatoi se asnjëri kandidat nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të votave. Ndërsa në rrethin e dytë, në bazë të nenit 121, paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, do të votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më shumë vota, edhe atë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska- Davkova”,- tha nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
Nga 1.808.131 zgjedhës në listën zgjedhore, sipas KShZ-së, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 755.816 votues apo 41.82%.
 
Rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 5 maj.
 
NAIM RAMADANI