Në vendvotimin 2564 në Gjorçe Petrov nuk do të votohet përsëri, do të ketë komision të ri

23.04.2019 10:20

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor morri vendim që të shkarkoj dhe të ndërmerr masa disiplinore....

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor morri vendim që të shkarkoj dhe të ndërmerr masa disiplinore kundër komisionit zgjedhor në vendvotimin 2564 në komunën e Gjorçe Petrovit.

KSHZ ka vërejtur se në kutinë e votimit ka pasur tre fletëvotime më tepër se numri i përgjithshëm i votuesve. KSHZ njofton se në këtë vendvotim nuk do të votohet përsëri por do të zgjidhet komision i ri.

Në fshatin Gaber të komunës së Studeniçanit, ku dje nuk u votua për më shumë se 3 orë, KSHZ vendosi që të votohet në raundin e dytë, respektivisht me 5 maj.