Turqi, nëntë të arrestuar pas sulmit ndaj kreut të opozitës
Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë një anëtar të partisë në pushtet AK....

Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë një anëtar të partisë në pushtet AK, pasi kreu i opozitës kryesore të vendit u qëllua me grusht dhe makina e tij u qëllua me gurë në funeralin e një ushtari në fundjavë, njoftoi ministri i brendshëm të hënën.
Kilicdaroglu u sulmua të dielën ndërsa po merrte pjesë në varrimin në Ankara të një ushtari të vrarë në përleshjet me militantët e paligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Incidenti ndodh ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) mundi Partinë AK të presidentit Tayyip Erdogan më 31 mars në zgjedhjet për kryebashkiak, në kryeqytetin e vendit Ankara si dhe Stamboll, një humbje e forte kjo për partinë në pushtet.
Gjatë fushatës, presidenti i Turqisë Erdogan shpesh akuzoi CHP-në dhe Kilicdaroglun për lidhje me terrorizmin për shkak të marrëveshjeve zgjedhore në disa zona elektorale me partinë pro-kurde të opozitës HDP-në, të cilën Erdogan e akuzon se ka lidhje me PKK-në e cila është shpallur e jashtëligjshme.
HDP-ja mohon lidhjet me PKK-në, e cila ka zhvilluar kryengritje për autonomi në juglindje të vendit të banuar nga një shumicë kurde që nga viti 1984, dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
