Maqedoni
Pastrimi i deponive në Shkup, Shilegov: Për 30 vite ishin krijuar 500 deponi
23.04.2019 15:51
Deponitë në pjesën e Vardarit të qytetit të Shkupit janë krijuar prej më shumë se 30 vjet...

Deponitë në pjesën e Vardarit të qytetit të Shkupit janë krijuar prej më shumë se 30 vjet dhe tani po i ndjejmë pasojat nga mbeturinat e grumbulluara komunale, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai nuk pranoi përgjegjësi të plotë për pastrimin e deponive të cilat gjenden në qytet, duke shtuar se edhe komunat kanë obligim ta pastrojnë një pjesë të saj. Në Shkup ka rreth 500 deponi, ndërsa Qyteti i Shkupit ka arritur deri më tani të pastrojë mbi 300 deponi.
“Më shumë se 320 deponi Qyteti i Shkupit i ka pastruar edhe pse kjo është më shumë kompetencë e komunave sesa e qytetit. Pjesa e Vardarit nuk është problem naiv, sepse që të mund të hyjni në pastrimin e saj serioz ose për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme, kemi parasysh se atje nuk është hedhur vetëm gjësende të forta, por edhe mbeturina komunale të cilat seriozisht mund të ndikojnë në mjedisin jetësor”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Sot së bashku me Qytetin e Shkupit dhe me Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, me makinerinë e tyre dhe të komunës së Karposhit, ku kanë marrë pjesë edhe ndërmarrje të përgjegjshme private të ndërtimtarisë. Kemi filluar me këtë ofensivë të pastrimit të komunës dhe qytetit”,- tha kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.
Njëherit u bë e ditur se Inspektorati i Qytetit të Shkupit gjatë periudhës së dimrit ka shqiptuar më shumë se 200 dënime për personat që kanë hedhur mbeturina.
VLORA LATIFI TOPOJANI
