Maqedoni
Ahmeti i uron nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë shkollor
01.09.2014 10:54
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, i uroi të gjithë nxënësve suksese dhe një vit të mbarë.
"Kam nderin e veçant që të shpreh përgëzime më të përzemërta për të gjithë nxënësit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Maqedonisë me urata të sinqerta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor", thuhet në urimn e Ahmetit.
Sipas tij arsimi është prioritet i veprimtarisë tonë të përditshmë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së procesit edukativo-arsimor si dhe të infrastrukturës së nevojshme për t’ju mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve kushte optimale për zhvillimin e mësimit dhe përfitimin e dijës dhe edukatës.
"Mësimdhënia është profesion i shenjtë dhe me vete mbart përgjegjësi për të ardhmën e një kombi të tërë, andaj dhe përkushtimi jonë për ta ndihmuar mësuesinë nuk do të mungojë, por përkundrazi është vënë në shkallën më të lartë të prioriteteve tona", shton Ahmeti.
Ai i ftoi të gjithë dashamirët e arsimit shqip në Maqedoni që tek BDI-ja të shohin një shtyllë të fuqishme mbështetëse për promovimin e shoqërisë së dijes dhe "t'i bashkangjiten vendosmërisë tonë për arsim cilësor".
