Maqedoni
PSP, seanca për rastet “Trezor”, “300” dhe “Titanik”
23.04.2019 17:03
Edhe sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Trezor”, që i referohet sjelljes së pajisjeve....

Edhe sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Trezor”, që i referohet sjelljes së pajisjeve të sofistikuara të përgjimit për nevojat e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, e cila u ngrit si lëndë me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike. Edhe seanca e sotme gjyqësore ishte e mbyllur për opinionin. Në rastin "Trezor", për abuzim të detyrës zyrtare dhe autoritetin akuzohet ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i tij i kabinetit, Toni Jakimovski, dhe shefi i atëhershëm, Nebojsha Stajkoviq, ndërsa Goran Gruevski - të arratisur, i gjykohet në mungesë.
Para organeve të drejtësisë sot u gjend edhe lënda e hapur “300” për blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, ku u prezantuan dëshmi dhe materiale të reja, ku akuzohet ish zëvendësministri, Gjoko Popovski. Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite dënim me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e ndërpreu gjykimin e shkallës së parë dhe rasti “Treqind” u ktheu sërish në gjykim.
Gjykata Penale ka vazhduar me seancën dëgjimore për rastin “Titanik”, që i referohet parregullsive zgjedhore, me ç’rast janë prezantuar provat materiale nga PSP. Bëhet fjalë për 5,900 dëshmi. Në rastin "Titanik", përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, të akuzuar janë Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe të akuzuar tjerë. Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës për të votuar, shkelje të lirisë së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatave zgjedhore.
FITIM KRYEZIU
