Maqedoni

Rehabilitimi i dëgjimit, të folurit e zërit, Zenuni: Pak fëmijë marrin trajtim të nevojshëm

23.04.2019 17:20

Numri i fëmijëve që kanë nevojë por nuk marrin trajtimin e nevojshëm nga Enti për Rehabilitimin e Dëgjimit...

Numri i fëmijëve që kanë nevojë por nuk marrin trajtimin e nevojshëm nga Enti për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, është shumë më i lartë se sa ai i atyre që trajtohen. Këtë e bën të ditur Boletin Zenuni - edukator special dhe rehabilitor në këtë ent, duke theksuar se sa më herët të zbulohet kjo problematikë te fëmijët aq më i lehtë është trajtimi. 
 
“Numri për fat të keq nuk është edhe i vogël, por numri që vjen e viziton këtë ent është më i vogël se numri i fëmijëve që nuk vijnë apo nuk marrin fare trajtim është më i madh se ky numër. Qëllimi ynë si ent është t’i përfshijmë sa më shumë fëmijët, që të trajtohen në mënyrën e duhur dhe me këtë rast ta bëjmë rehabilitimin dhe aftësimin e tyre për jetë”,- tha edukatori special dhe rehabilitori, Boletin Zenuni.
 
Drejtoresha e këtij enti, Silvana Filipova, sqaron se Enti për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit merret me prevenimin, detektimin, diagnostifikimin, intervenimin e hershëm dhe rehabilitimin e të gjitha patologjive në komunikimin verbal tek fëmijët dhe të rriturit. 
 
“Institucioni ynë është instanca e parë që ofron ndihmë për fëmijët me probleme në zhvillim, që është interes i përgjithshëm i shtetit. Qëllimi ynë është t’i ndjekim të gjitha të arriturat në logopedi, t’i ndjekim trendet bashkëkohore dhe të punojmë në vazhdimësi për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve”,- tha drejtoresha e Entit për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, Silvana Filipova.
 
Kjo u theksua në punëtorinë interaktive për fëmijët me probleme në dëgjim, të folur apo zë, që u organizua me rastin e shënimit të 57 vjetorit të ekzistimit të këtij enti, me moton “flasim, krijojmë”, që u realizua në Çifte Hamam të Shkupit. 
 
GYLTENE SINANI