Botë

“Ira e Re” pranon vrasjen e gazetares, Lyra Mckee

23.04.2019 18:59

Grupi i ashtuquajtur “IRA e Re” e pranoi përgjegjësinë për vrasjen e gazetares, Lyra McKee, në Irlandën e Veriut....

Përmes një deklarate, grupi tha se kërkon "falje të sinqertë" për familjen dhe miqtë e saj. McKee, 29 vjeçe, u qëllua në kokë të enjten e kaluar, derisa mbulonte disa trazira në qytetin Londonderi. Grupi i disidentëve republikanë IRA e Re besohet të jetë formuar midis viteve 2011-2012. Ai e kundërshton marrëveshjen e nënshkruar në të Premten e Madhe të vitit 1998, me të cilën grupi IRA, apo Ushtria Republikane Irlandeze, ka pranuar një zgjidhje politike, pas dhunës disavjeçare në Irlandën e Veriut.
 
IRA ka luftuar për fundin e sundimit britanik në Irlandën e Veriut dhe ribashkimin e Irlandës. Marrëveshja e së Premtes së Madhe ka qenë rezultat i negociatave intensive që kanë përfshirë qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës së Veriut. IRA e Re deri tani lidhet me katër vrasje.