Maqedoni
Seancë e jashtëzakonshme e Rijasetit të BFI-së
23.04.2019 21:13
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë....

Seanca është duke u mbajtur pas paralajmërimeve për ndërrimin e kryetarit të BFI-së në bazë të një vendimi të gjykatës.
Sipas vendimit të gjykatës, siç deklaroi për mediat Skender Buzaku prej nesër do të jetë kryetari i ri i Bashkësisë Fetare Islame. Nga ana tjetër Muhamer
Vejseli nga BFI, theksoi se Sulejman Rexhepi edhe më tej do ta drejtojë BFI-në derisa ta ketë besimin e Rijasetit./Mia
