Maqedoni
Buzaku: Unë jam kryetar i ri i BFI-së; Rexhepi: Rijaseti e jo gjykata zgjedhin kreun e BFI-së
23.04.2019 22:07
Skender Buzaku ka deklaruar se Gjykata....

Skender Buzaku ka deklaruar se Gjykata ka pranuar kërkesën që ai të jetë kryetar i ri i Bashkësisë Fetare Islame.
“Unë jam Skender Buzaku Reis i ri. Jam zgjedhur në bazë të gjitha akteve të brendëshme dhe vendimit të gjyqit. Nuk ka puç, të gjitha aktet e brendëshme janë respektuar. BFI-në e pret një erë e re. Policia financiare do të inspektojë punën se si është punuar deri tani në BFI”, deklaroi Skender Buzaku.
Pas këtij prononcimi është vërejtur prani e shtuar e policisë në afërsi të selisë së BFI-së. Ndërkohë kryetari aktual Sulejman Rexhepi ka mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme Rijasetin e BFI-së dhe pas kësaj mbledhje ka dekalruar se ai mbetet në krye të BFI-së, ndërsa ka akuzuar se atij dhe BFI-së po i bëhet presion policor dhe politik.
“Ky është një rast skandaloz, që nuk ka ndodhur asnjëher dhe dhashtë Zoti të mos ndodh askund. Merreni me mend gjykatësja sjell vendim, duke u mbështetur në dokumentacione të falcifikuara. Kjo bëhet me qëllim që të nënshtrohet BFI, ose ta frigojnë. Kur I kujtohet na e sjellin policinë. Ky është shtet policor. Rijaseti i BFI-së është i indinjuar dhe ka shqetësime të mëdha, kjo është e keqe e madhe për ne”, tha mes tjerash Sulejman Rexhepi.
Ai u kërcnua se do të bëjë fushatë kundër kandidatit të pushtetit në zgjedhjet presidenciale, ndërsa tha se prapa tij qëndrojnë 13 myftinitë e BFI-së.
ERSAN PAJAZITI
