Alternativa, nuk guxon të shkelet pavarësia e BFI-së

24.04.2019 11:32

Edhe nga Alternativa konstatojnë se bëhet fjalë për një shkelje të pavarësisë.....

Edhe nga Alternativa konstatojnë se bëhet fjalë për një shkelje të pavarësisë institucionale të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe mosrespektim i organeve të saj legjitime, të zgjedhura konform organizimit të saj të brendshëm.

Nisur nga kjo, Alternativa – duke i respektuar standardet e shtetit shekullar – por duke qenë edhe e interesuar për mirëqenien e komunitetit mysliman në vendin tonë, kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe nga organet e rendit që ta respektojnë organizimin e brendshëm të bashkësive fetare dhe të mos lejojnë ndërhyrje, që e rrënojnë harmoninë ndërfetare dhe jetën fetare të besimtarëve, në këtë rast të besimtarëve myslimanë.