KMBF: As jemi përzier, e as përzihemi në BFIM

24.04.2019 11:38

Pas deklaratës së kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi....

Pas deklaratës së kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, se KMBF Darjan, është përzier në ngjarjet e fundit në BFI,  kanë reaguar ashpër  nga Komisioni për marrdhënie mes bashkësive fetare.

“Ne si komision dhe asnjë nga drejtuesit e tij në asnjë mënyrë nuk jemi të involvuar në  ngjarjet e  fudit në bashkësinë islame. Duke ruajtur renomenë tonë institucionale në nivelin më të lartë,  nuk dëshirojmë të përfshihemi në komunikim të mëtejshëm me diskreditime personale dhe insinuacione. Deklarata ishte një rast i pashembullt i shpifjes. Nuk jemi në gjendje as të dalim me qëndrimin tonë për atë që po ndodh sepse nuk kemi asnjë informatë relevante as nga ana e gjykatës, e as nga ana e BFI-së. Për këtë rast jemi njohur vetëm përmes mediave” - thuhet në reagimin e komisionit për mardhënie mes bashkësive fetare.