ASH, BFI është insitucion autonom

24.04.2019 11:48

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame....

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

“BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqësisht politika vazhdon ti fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi. Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykatës ndërmjet dy cikleve zgjedhore bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni”, - theksojnë mes tjerash nga Aleanca për Shqiptarët.