Pas sulmeve me bomba në Shri Lankë do të rriten masat e sigurisë

24.04.2019 11:50

Presidenti i Shri Lankës u zotua se do të rishikojë sektorin e sigurisë kombëtare...

Presidenti i Shri Lankës u zotua se do të rishikojë sektorin e sigurisë kombëtare pas disa sulmeve me bomba që lanë të vdekur 359 persona dhe plagosën rreth 500 të tjerë.

Presidenti, Maithripala Sirisena tha se ai nuk ka qenë i informuar për paralajmërimet e sulmeve dhe se për këtë do të ndërmarrë veprime të ashpra. Në një fjalim në televizion, presidenti Sirisena tha se në javët e ardhshme do të ristrukturojë plotësisht policinë dhe forcat e sigurisë.

"Do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj zyrtarëve të sigurisë që posedonin raportin e inteligjencës nga një vend i huaj dhe nuk e ndanë me mua", tha ai. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin mirëpo nuk paraqiti prova të përfshirjes së drejtëpërdrejtë. Autoritetet thanë se po shikojnë në mundësinë e lidhjes së të rinjëve mysliman të vendit me grupin xhihadist botëror.