Botë
Afrikë, 51 të vdekur nga moti i keq
24.04.2019 14:21
51 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në qytetin e Durbanit, në Afrikën e Jugut....

Shifrat janë bërë të njohura nga vetë zyrtarët afrikano-jugorë. Presidenti, Cyril Ramaphosa, shkoi në zonat e prekura për t’u njohur nga afër me dëmet e shkaktuara.
Pjesët jugore dhe lindore të vendit gjatë ditëve të fundit u goditën rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm. Pritet që moti i keq dhe përmbytjet të prekin dhe zonat bregdetare të Afrikës së Jugut.
