Botë
Sri Lanka, ISIS mori përgjegjësinë për sulmet
24.04.2019 14:52
ISIS ka pranuar përgjegjësinë për sulmet në Sri Lanka, por nuk e përmendi Zelandën e Re si justifikim për to.....

Një udhëheqës i lartë mysliman në Kolombo hodhi poshtë pretendimin e qeverisë së Sri Lankës që sulmet e fundit mund të kenë qenë një hakmarrje për masakrën e myslimanëve të muajit të kaluar në Zelandën e Re.
Duke folur për periudhën relativisht të shkurtër mes sulmeve, Këshilltari Musliman i nënpresidentit të Sri Lankës, tha se ishte e pamundur që shpërthimet në Sri Lanka të ishin planifikuar në atë periudhë. Sulmi i Zelandës së Re hapi sytë e botës ndaj krizës me të cilën myslimanët po përballen”, ishte diçka për tërheqjen e vëmendjes ndaj islamofobisë në rritje në mbarë botën. Ata I kanë dërguar letra komitetit të çmimit Nobel për dhënien e çmimit të paqes kryeministres së Zelandës së Re.
