Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska mbajti në takim me të rinjtë në Shkup
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova....

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, vazhdoi fushatën e saj me takimin me të rinjtë në Taftalixhe të Shkupit. Ajo tha se zëri i të rinjve duhet dëgjuar gjithmonë nëse dëshirojmë shtet me prosperitet edhe një pozitë më dinjitoze të femrës në politikë.
“Do të bëj përpjekje që në rrethin e dytë të zgjedhjeve të realizoj takime të këtij lloji, takime në dhomën publike ose në guacën te parku i qytetit edhe me ata që duan të bojkotojnë, edhe me ata që kanë argumente kundër, dhe me ata që mendojnë që ia vlen të fitohet në këto presidenciale, të ngjallim energjinë në Maqedoni. Mendoj se si person, i cili ka qasje kritike në shtëpi dhe ndaj politikës dhe shkencës, mund ta ringjall rininë jo vetëm në mesin e të rinjve por edhe tek njerëzit e mençur. Ne duhet t’i japim fund dijes mesatare në politikë për shkak se edhe jetët tona varen nga vendimet politike dhe mendoj se duhet t’i japim fund politikanëve të klonuar dhe të fillojmë politike të re pranverore, orientuese, e cila do t’i zgjojë më të mençurit dhe më kritikët”,- deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska.
Në pyetjen e gazetarëve, Siljanovska edhe njëherë ripërsëriti se fushata e kandidatit shqiptar, Blerim Reka, në rrethin e parë ishte impresionuese, edukative dhe me konceptin pro-qytetar dhe tha se pavarësisht zgjidhjes së partive politike për kandidat në këto zgjedhje, rinia shqiptare më 5 maj do të dije të vlerësojë dhe të votojë për kandidatin i cili premton më shumë ndryshime dhe prosperitet për të gjithë.
Ajo edhe njëherë u betua se nëse bëhet presidente, do të punojë dhe veprojë konform kushtetutës së vendit, duke respektuar të drejtat dhe vlerat themelore kushtetuese. (Rexhep Qamili, TVM2)
