Dita Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, dyfishohet numri i të lënduarve gjatë punës
Numri i fatkeqësive në vendin e punës është shtuar dyfish në krahasim me vitin 2017....

Numri i fatkeqësive në vendin e punës është shtuar dyfish në krahasim me vitin 2017, kur kishte vetëm 800 të lënduar. Në 2018, 23 persona humbën jetën në vendin e punës, 1790 u lënduan.
Nga Inspektorati Shtetëror i Punës thonë se sektorët më të rrezikshëm mbeten ndërtimtaria, minierat dhe industria përpunuese. Ekspertët kërkojnë të merren masa.
“Problemet përfshijnë punën e pasigurt me shumë orë, orët e tepërta të punës, ndërrimet, punën e natës, punën joformale dhe ekonominë e zezë”,- tha Jovanka Bislimovska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se inspektorët gjetën shumë parregullsi në terren. Paralajmëroi ndryshime në Ligjin për mbrojtjen në punë.
“Ne kemi legjislacion që është relativisht i fortë. Është shumë e rëndësishme që Inspektorati Shtetëror i Punës këtë vit ka punuar më intensivisht. Trendi i të lënduarve është gjithmonë, nuk është risi për ne. Por, ne si qeveri dëshirojmë të ofrojmë siguri dhe shëndet në punë”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
Nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare thonë se lëndimet dhe vdekjet në punë vijnë për shkak të trajnimit të pamjaftueshëm të punëtorëve vetëm sepse pronarët e kompanive nuk duan të harxhojnë kohë e para në këto trajnime. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
