Maqedoni

Rasti “Maxhar Telekom”, PSP: Buçkovski, pjesë e një procedure parahetimore

24.04.2019 16:36

Në gjykimin e sotëm për rastin “Maxhar Telekom”, mbrojtja edhe një herë kërkoi që në karrigen....

Në gjykimin e sotëm për rastin “Maxhar Telekom”, mbrojtja edhe një herë kërkoi që në karrigen e dëshmitarëve të ulet ish kryeministri, Vllado Buçkovski, dhe kërkuan që për këtë propozim të deklarohet edhe PSP.
 
Prokurorja speciale, Lile Stefanovska, nuk ishte në gjendje të dalë me një qëndrim sot pasi tha se për këtë duhen të ndërmerren veprime të tjera, pasi Buçkovski është i dyshuar në procedurë parahetimore për një rast që lidhet me “Maxhar Telekomin”. Pra, sipas saj, Buçkovski mund të bëhet i pandehur e për këtë nuk mund të paraqitet edhe si dëshmitar për këtë rast.
 
Gjykimi për rastin ka filluar që në vitin 2011, por seancat vazhdimisht shtyhen. Pak kohë më parë rastin e mori në kompetencë Prokuroria Speciale. Në gjykimin e radhës, më 8 maj, duhet të dëshmojë profesori, Borçe Davitkovski, ndërsa Sllobodan Bogoevski është paraparë të dëshmojë më 24 qershor.