Maqedoni

NP “Higjiena Komunale”, aksion për pastrimin e deponive të egra në Shkup

24.04.2019 16:50

Ka vazhduar edhe sot aksioni i Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale”...

Ka vazhduar edhe sot aksioni i Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale” për pastrimin e deponive të egra në të gjitha komunat e kryeqendrës. Aksioni u mbështet nga Administrata e qytetit dhe komunave, studentët, Sekretariati për Eurointegrime dhe ambasadorët e Francës dhe ShBA-ve. 
 
“Qëllimi dhe dëshira jonë është qytetarët të kuptojnë se çdonjëri nga ne, përmes sjelljeve dhe veprimeve tona, bart përgjegjësi personale për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë. Andaj në këtë drejtim secili mund të japë kontribut që të jetojmë në mjedis më të bukur dhe më të shëndoshë”,- tha drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani.                                                                                             
Qytetarëve duhet t’u mundësohen kushte për trajtimin e mbeturinave komunale, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
 
“Imperativ i imi është të ngrisim vetëdijen e qytetarëve, duhet ta përmirësojmë edhe infrastrukturën që t’u kërkojmë qytetarëve trajtimin e mbeturinave komunale. Qyteti e ka propozuar deri te qeveria Ligjin për policinë komunale, pasi nuk do të kemi arsyetim, pasi qyteti të ofrojë mundësi për trajtim të duhur të mbeturinave komunale”,- tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.                                                                                                        
Nismë për ambient më të pastër e përshëndeti edhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, dhe ambasadori francez, Timonie. 
 
“U inkuadrova me kënaqësi në këtë nismë si zëvendëskryeministër për çështje evropiane, por edhe ekipi im i të punësuarve në sekretariat, të cilët dëshmuan vetëdije dhe kulturë të lartë për këto vlera të larta civilizuese evropiane”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.                                                                  
 
“Jam këtu për qytet të pastër, kjo për ne është obligim i përbashkët”,- tha ambasadori i Francës, Kristian Timonie.
 
Në vitin 2018 një qytetar i Shkupit mesatarisht ka prodhuar tetë për qind më shumë mbeturina se sa në vitin 2017. Kjo ka detyruar autoritetet e kryeqendrës për furnizim me kontejnerë më të mëdhenj me kapacitet prej 3,2 litrash dhe shportë të reja për mbeturina.
 
GYLTENE SINANI