Maqedoni

Vizita e Papa Françeskut, Maqedonia e Veriut gati të presë atin e shenjtë

24.04.2019 18:37

Maqedonia e Veriut është gati të presë Papa Françeskun më 7 maj....

Vizita realizohet në vitin kur shënohet edhe 25-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
 
“Ju thërras ju dhe lutem me ju, që kjo vizitë apostolike të jetë dhuratë e mirësisë, ngjarje historike dhe jo vetëm diçka që është sensacion apo  manifestim. Mund të flasim për shumë arsye për vizitën e Papës në vendin tonë, sepse i përmirëson marrëdhëniet e mira dypalëshe”,- tha peshkopi  i Shkupit në Kishën Katolike, Kiro Stojanov.
 
“Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç krenarisë dhe respektit të saj që Papa i shenjtë ta vizitojë vendin tonë, ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e njërit nga liderët më të rëndësishëm dhe inspirim i miliona njerëzve, qytetarëve qëllimmirë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Agjenda e vizitës parasheh edhe vizitë të shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup, ku do të ketë takim me liderët e bashkësive fetare si dhe takim me qytetarët e varfër. Ngjarja qendrore, mesha e shenjtë me të cilën do të kryesojë Papa Françesku, do të mbahet në sheshin e Shkupit. Për të marrë pjesë në ceremoni, qytetarët duhet të posedojnë bileta.
 
“Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në meshën e shenjtë duhet të sigurojnë bileta për pjesëmarrje që janë falas dhe që munden t’i marrin në kishën katolike “Zemra e Krishtit” në Shkup”,- tha sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.
 
Udhëtimin e tij të 29 apostolik do ta përfundojë në orët e pasdites e më pas Papa Françesku do të kthehet në Romë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI