Maqedoni

Ngrohja qendrore, KRRE: Nga prilli, jo më pagesa për ata që janë shkyçur

24.04.2019 18:49

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se asnjë qytetar që jeton në banesë në pronësi të tij....

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se asnjë qytetar që jeton në banesë në pronësi të tij, e që është shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore para 31 marsit të vitit 2019, nuk do të paguajë asnjë shpenzim për dërgesë të energjisë së ngrohjes nga sistemi për ngrohje qendrore, duke filluar nga faturat për muajin prill. Siç njofton KRRE, detyrimi për pagesë të kompensimit fiks për ngrohjen qendrore do të vazhdojë vetëm për qytetarët që janë shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore dhe banesat e tyre janë të zbrazëta. 
 
Nga Komisioni sqarojnë se për lirimin nga pagesa, pronarët e banesave që janë shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore janë të detyruar që deri te furnizuesi me energji elektrike të dorëzojnë kërkesë që është aprovuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe është i kapshëm në sportele të furnizuesit, fletëpronësi e banesës, që nuk është më e vjetër se 30 ditë, për të cilin kërkojnë lirim nga detyrimi dhe letërnjoftim.
 
LEUNORA KALIQI