Maqedoni
Kuvend, Grubi: Drejtësia selektive, po dëshmohet. Micevski: Dy vite flasim për drejtësi selektive
24.04.2019 18:48
Me akuza për drejtësi selektive nisi seanca plenare në Kuvend, ku në rend dite ishte caktuar...

Me akuza për drejtësi selektive nisi seanca plenare në Kuvend, ku në rend dite ishte caktuar rivotimi i ligjeve reformuese të cilat nuk i nënshkroi presidenti, Gjorge Ivanov. BDI kërkoi që të diskutohet për rastin e dënimit të dy të rinjve shqiptarë me nga 19 vite burg dhe ngjarjet në BFI. Për këtë arsye kërkuan që fillimisht në rend dite të jetë Ligji i plotësuar për Këshillin Gjyqësor. Këtë propozim të deputetit, Artan Grubi, e mbështetën të gjithë deputetët në sallë, përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së.
“Ngjarjet e fundit të cilat ndodhën në veçanti dje në BFI të RMV-së, me ndërhyrje më brutale të mundshme e cila është absolutisht e papranueshme. Po të njëjtën ditë ndodhi edhe një aktgjykim njëjtë skandaloz ku u dëshmua drejtësia selektive, qoftë në bazë etnike, qoftë në bazë fetare, qoftë në bazë partiake. Gjykohen dy të rinj me 19 vjet burg në veprimin e parë”,- tha Artan Grubi nga BDI.
“Drejtësinë selektive VMRO-DPMNE e flet më shumë se dy vite. Më vjen keq që z. Artan Grubi edhe pse dy vite e mbështet këtë Qeveri, pa se drejtësia selektive është e pranishme. VMRO-DPMNE flet për këto punë dhe VMRO-DPMNE është nën sulm të drejtpërdrejtë nga kjo Qeveri dhe gjithë asaj që ndodh, pa u hapur asnjë lëndë kundër partive në pushtet dhe pa përfshirë funksionarët e saj”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Koordinatori i BDI-së, Ejup Alimi, kërkoi pauzë që të organizohen për debatin për Ligjin për Këshillin Gjyqësor, duke e cilësuar gjyqësorin selektiv dhe antishqiptar bazuar në dënimin me nga 19 vite burg të dy të rinjve, por edhe për rastin e BFI-së. Fillimisht u vendos që të votohen ligjet që presidenti Ivanov i ktheu në Kuvend pa i dekretuar.
NAIM RAMADANI
