Maqedoni
Konfederata e Sindikatave të Lira, protesta më 1 maj për më shumë të drejta
24.04.2019 19:05
Me rastin e 1 majit, Konfederata e Sindikatave të Lira do të organizojë protesta....

Sipas saj, këtë vit do të zgjerojnë kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Për shkak të presionit të madh kohëve të fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë pyjore, të burgut dhe Policisë së rregullt, do të kërkohen edhe masa ligjore për të rritur mbrojtjen e tyre.
“Ka ardhur koha për përfaqësuesit e sindikatave të cilët dinë të mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Punohet jashtë orarit të punës, ka shkelje të të drejtave të punës, Ligji për marrëdhënie pune nuk respektohet. Ne si punëtorë duhet të ngremë zërin tonë”,- tha përfaqësuesi i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Marian Risteski.
Ai u bëri thirrje të gjithë punëtorëve që të bashkohen në protesta.
SEDAT SELIMI
