Botë
Irak, nga sulmi vetëvrasës-13 të vrarë
01.09.2014 12:35
Nga një sulm vetëvrasës me një makinë-bombë në qytetin Ramadi në Irak, janë vrarë së paku 13 persona dhe plagosur 17 të tjerë...

Policia irakiane tha se sulmuesi, me një makinë ushtarake, e kishte goditur një ndërtesë nëntëkatëshe në ndërtim, në qendër të këtij qyteti, e cila shfrytëzohej si bazë për Forcat e Sigurisë së Irakut.
Forcat irakiane janë duke luftuar kundër militantëve islamikë në qytetet perëndimore, Ramadi dhe Falluxha, prej janarit të këtij viti.
Kryengritësit e shtetit islamik të Irakut dhe aleatët e tyre fisnorë sunitë, e kanë nën kontroll qytetin Falluxha dhe gjysmën e Ramadit, ndërsa luftimet janë të përditshme.
