Botë
Rrëshqitje masive në plazh, dhjetra rrezikuan jetën
24.04.2019 21:34
Një turmë njerëzish u tmerruan pasi dy shkëmbinj të një mase tepër të madhe u rrëzuan këtë fundjavë Pashkësh në plazhin Sidmouth në Devon....

Reja e pluhurit u ngrit në ajër teksa pushuesit jo të paktë në numër vështronin këtë ngjarje që rrezikoi jetën e tyre.
Në një kohë sezoni pushimesh, kjo zonë do të ishte e mbipopulluar dhe rreziku do të ishte ende më i madh për mijëra pushues.

Kjo ngjarje e kësaj të shtune u shoqërua nga një tjetër në plazhin Lindor të Sindmouth-it ku shkëmbinjtë që ranë bllokuan hyrjen e një shpelle./Top Channel
