Maqedoni

Komisioni Anti-korrupsion, dy procedura kundërvajtëse kundër Ivanovit

25.04.2019 12:33

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellë vendim për fillimin e procedurës....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellë vendim për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër presidentit në ikje, Gjorge Ivanov, për dekretet e miratuara për avancimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës zgjedhore, që, sipas Antikorrupsionit, paraqet mosrespektim të ndalesës të konfirmuar në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshje të interesave. Bëhet fjalë për avancimin në gjeneral-nënkolonel nga gjeneral-major të Vasko Gjurçinovskit, ndërsa për avancimin e tij nuk është vepruar në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për shërbim në Armatë.
 
Sipas Anti-korrupsionit, kjo çon në dyshim se Ivanov i ka shkelur të gjitha autorizimet ligjore dhe ka sjellë vendim pas zbatimit paraprak të procedurës së konfirmuar ligjore. Me miratimin e dekretit, konsiderojnë nga Anti-korrupsioni, Gjorçinovskit do t’i paguhet rritja e rrogës, veprim që është i ndaluar në periudhën zgjedhore. Gjithashtu, me dekretet e Ivanovit me të cilat vepron gjenerali i brigadës, Orce Jordev, është emëruar për zëvendëskomandant dhe koloneli Dragan Kovaçki për komandat të Brigadës së parë këmbësore të mekanizuar dhe koloneli, Besnik Emini, për shef të shtabit, të miratuara pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve, të cilët po ashtu do të marrin rroga më të larta, që është e ndaluar në periudhën zgjedhore.